Maqedonia e Veriut ndalon eksportin e disa mallrave përfshirë grurin, misrin dhe vajin

Maqedonia e Veriut e ka ndaluar eksportimin e disa mallrave ushqimore si gruri, misri, elbi, vajrat e farat e lulediellit.

“Vendimi është marrë si masë paraprake që të shmangen vepriemt speculative të tregtarëve dhe prodhuesve, si dhe për ta mbrojtur prodhimin vendor, tregun vendor dhe qytetarët”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga qeveria e Maqedonisë Veriore.

Ata e kanë justifikuar këtë veprim duke thënë që kjo ka ardhur si përgjigje ndaj masave të njëjta që janë marrë nga shtete të tjera në këtë rajon.

Mes tyre hyn edhe Serbia e cila e ndaloi eksportimin edhe në Maqedoninë e Veriut.