Vashat e Dukagjinit fillojnë me fitore kampionatin në volejboll

Ka filluar sot sezoni i ri i garave në volejboll për femra.
Klubi i qytetit Dukagjini ka filluar me fitore sezonin 2020/2012, duke mposhtur me lehtësi klubin nga Peja “Suti Sport”.
Dukagjini gjatë afatit të transferimeve ka arritur të bëjë disa prurje të reja dhe këtë sezon synon suksese të mëdha./Klina.info/