LDK në Klinë mbështet qytetarët për kundërshtimin e ndërtimit të Fabrikës së Çimentos

LDK, dega në Klinë, përmes një postimi në faqen zyrtare në FB, ka shprehur shqetësimin për ngjarjet e fundit në lidhje me ndërtimin e Fabrikës së Çimentos.
Ky është njoftimi:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Klinës
Lidhja Demokratike e Kosovës-Dega

në Klinë është duke i ndjekur më vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me ndërtimin e Fabrikës së Çimentos dhe bënë me dije opinionin publik, se qëndrimi ynë si subjekt politik i dhënë me deklarim dhe votim në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Klinë të mbajtur me datë 05.03.2020. Pra qëndrimi ynë ka qenë dhe është në mbështetje të peticionit të nënshkruar të mbi 4000 qytetarë kundër ndërtimit të Fabrikës së Çimentos.

Lidhja Demokratike e Kosovës – dega në Klinë, do të vazhdoj të mbështes kërkesën legjitime të qytetarëve dhe e vlerëson si të drejtë shqetësimin e tyre.

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Klinë kërkon transparencë të plotë në lidhje me ecurinë e këtij projekti dhe iu bënë thirrje institucioneve lokale e qendrore, që ky shqetësim i arsyeshëm qytetarë të zgjidhet vetëm duke respektuar vullnetin e qytetarëve të Klinës dhe gjithë infrastrukturën ligjore e kushtetuese të Kosovës.