Me këngë e valle, në Dresnik të Klinës, përmbyllet edicioni i V-të i Camping Fest

Me 25 korrik 2023, në Dresnik të Klinës, gjegjësisht te-Lokaliteti Arkeologjik nga ora 19:20, do të mbahet nata përmbyllëse e Camping Fest edicioni i V- të.

Në këtë mbrëmje do të ketë program të larmishëm, interpretime, këngë e valle.
“Plaku tradicional”, vjen nga aktori Ismet Krasniqi – Lala, po ashtu do të performojë Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani”- nën udhëheqjen e Genc Tetaj, ku do të ketë dhe këngë, lahutar, prezantime artizanale nga Burim Dushi dhe përmbyllet me muzikë me Hysen Kafexhiu vokal & bass gitar, Genc Krasniqi vokal, Agon Rrahmani tupana dhe Ulind Komoni kitarë.