Formacionet zyrtare, Qipro – Kosovë: Giresse vjen me disa ndryshime

Kosova do ta nis Ligën e Kombeve ndaj Qipros si mysafir në AEK Arena në Larnaca.

Ndeshja fillon në ora 18:00, ndërsa do të jetë debutim në një ndeshje zyrtare për përzgjedhësin Alain Giresse.

Përzgjedhëzi Giresse ka vendosur ta nis ndeshjen në portë më Arijanet Muric.

Në mbrojtje do të luajnë Lirim Kastrati, Amir Rrahmani, Mirlind Kryeziu dhe Fidan Aliti.

Mesfusha i është besuar Blendi Idrizit, Betim Fazlijit dhe Valon Bërishës.

Faza e avancuar do të përbehet nga Milot Rashica, Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi.

Në anën tjetër Qipro do të luajë emra si Ioannou, Tzonis e Sotiriou në sulm.

Qipro: Michael, Kyrlakou, Gogic, Panaglotulu, Antoniou, Artymatas, Kastanos, Papulis, Ioannou,  Tzonis, Sotiriou.

SHARE