Kryeministri izraelit takon fshehurazi Putinin

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka udhëtuar në mënyrë të fshehtë drejt kryeqytetit rus, Moskë, për ta takuar presidentin Vladimir Putin, raporton Reuters.

Takimi është duke u mbajtur dhe po diskutohet rreth luftës në Ukrainë.

Izraeli ka ofruar më parë të ndërmjetësojë në mes luftës, por zyrtarët nuk kanë dhënë shpresa se një gjë e tillë do të ndodhë. Edhe presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky ka kërkuar ndihmë nga Izraeli të ndërmjetësojë bisedimet me Rusinë.