Putin takon pilotët: Ukrainës po ia shkatërrojmë potencialin bërthamor (VIDEO)

Presidenti rus, Vladimir Putin, në një takim me pilotët, foli edhe njëherë për atë që ai tha se ishte potenciali bërthamor i Ukrainës.

Ai u shpreh se Ukrainës, Rusia po ia shkatërron potencialin bërthamor, shkruan Associated Press.

“Ata do t’i armatosin ato sisteme dhe që nga ai sekondë, fati i Rusisë do të jetë shumë i ndryshëm. Për shkak se atëherë armiku ynë strategjik nuk do të ketë nevojë as për raketa balistike ndërkontinentale, ata do të na kenë nën kërcënimin e armëve”, u shpreh ai.

Duke folur për viktimat e operacionit ushtarak rus, të cilat më herët numëroheshin në pothuajse 10 mijë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Putin tha se “ata dhanë jetën e tyre për të ardhmen tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë”.