Babai i Mujë Krasniqit: Ai që nuk shkon në Prekaz nuk ka komb dhe s’duhet me qenë shqiptar

Babai i dëshmorit Mujë Krasniqi, Halili ka bërë homazhe në Kompleksit Memorial “Adem Jashari”.

Ai bënë homazhe në Prekaz çdo vit, derisa sot ka thënë se ai që nuk shkon në Prekaz nuk ka komb dhe nuk duhet të jetë shqiptar.

“Kemi ardhur në këtë vend të shenjtë këtu. Kam ardh te baba i kombit, te Hamza te Ademi me i vizitu edhe me i njoft. Ai që nuk i njeh, këta që nuk i njeh këtu, duhet me i njoft bota mbarë, ai që nuk i njeh këta edhe nuk vjen këtu, ai as nuk ka Zot e as evlad, as nuk ka komb e as nuk duhet me qenë shqiptarë. Bota po e dinë se kush ka qenë Drenica e Jasharët”, thotë ai.

Për nderuar të gjithë dëshmorët e rënë të Jasharëve, kanë bërë homazhe edhe shumë ish-luftëtarë të UÇK-së edhe nga vendet tjera. /kp/