Pamje tmerruese/ Ushtarë të masakruar, e të gjymtuar rrugëve në Hostomel të Ukrainës

Janë publikuar pamje tejet të rënda nga pasojat e luftimeve mes forcave ukrainase dhe atyre ruse në Hostomel të Ukrainës gjatë ditës së enjte dhe të premte,

Nga këto luftime trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha, shumë tanke janë shkatërruan e shumë ushtarë kanë mbetur të masakruar në vendin ku janë zhvilluar luftimet.

Pamjet janë nga aeroporti “Gostomel” afër Kievit të Ukrainës, të publikuara nga Televizioni i shtetit Rus të cilët edhe kanë treguar se “An-225” e rusëve është shkatërruar tërësishtë.

Hostomeli gjendet afër kryeqytetit të Ukrainës Kievit, qytet ky që Putin po e synon me çdo kusht për ta rrëzuar qeverinë e presidentit Volodomyr Zelensky.

Rusët janë duke pësuar humbje të mëdha materiale e diplomatike që nga fillimi i luftës në Ukrainë. /GazetaDemos/

PARALAJMËRIM, pamjet mund të jenë shumë shqetësuese: