4 persona hyjnë në një market në Klinë dhe vjedhin gjësende

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Abedin Rexha”, në Klinë, katër persona janë futur brenda një marketi dhe kanë filluar të vidhnin gjësende të ndryshme.

Ndërsa ata janë arrestuar menjëherë nga Policia e Kosovës dhe janë dërguar në mbajtje.

Raporti i policisë:

Rr. Abedin Rexha, Klinë 02.02.2021 – NN. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ata në një market kishin kryer vjedhje të gjësendeve të ndryshme. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.