Nëntë pjesëtarë të Policisë së Kosovës humbën betejën me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, betejën me koronavirusin e kanë humbur nëntë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Deri më sot në mesin e personave të infektuar me koronavirus janë edhe 600 pjesëtarë të PK-së, nga ky numër 562 janë shëruar.

“Ndërsa, 29 pjesëtarë të PK-së vazhdojnë të jenë në vetizolim”, ka konfirmuar Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në të dhënat e fundit ka bërë të ditur se deri më sot në Kosovë si pasojë e koronavirusit janë shënuar 635 vdekje, 14,051 pacientë janë shëruar dhe 1,203 raste janë akoma aktive

SHARE