Kurti i thërret në takim në Qeveri, kryetarët e komunave

Zgjidh gjuhën

 Albanian

Kurti i thërret në takim në Qeveri, kryetarët e komunave

INDEKSONLINEE Hënë, 30 Gusht 2021 21:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar për nesër në takim, kryetarët e komunave të Kosovës.

Klan Kosova merr vesh se bëhet fjalë për takim urgjent, të cilin shefi i Qeverisë, e ka kërkuar për të diskutuar me kryetarët, rreth pandemisë dhe situatës së krijuar.

Në këtë takim mes Kurtit dhe kryetarëve të komunave të Kosovës, pritet të marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Takimi mes tyre pritet të mbahet në ambientet e Qeverisë së Kosovës.