Rivarroset Vegim Qerkezi (VIDEO)

Vegim Qerkezi nga Gjakova ishte rrëmbyer nga forcat serbe, më 1999 dhe nga ajo kohë ai konsiderohej si i zhdukur.

Në fakt, trupi i tij u gjet në territorin e Shqipërisë dhe u vendos te vendi që njihej si varri i kosovarit, në fshatin Domaj.

Së fundmi, mjekoligjorët gjetën se bëhet fjalë për Qerkezin.

Mbetjet e tij u sollën, të premten, në varrezat e dëshmorëve në Çabrat të Gjakovës.

Për të u organizua ceremoni dinjitoze.