33-vjeçari përpiu telefonin, mjekët në QKUK ia nxjerrin nga stomaku

Një pacienti 33-vjeçar i është nxjerr nga stomaku një telefon pasi ai e kishte përpirë atë.

Kjo është bërë e ditur nga specialisti i gastroenterologjisë, Skender Telekaku me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka treguar se kjo ndërhyrje është bërë pa e prerë lukthin fare.