Aksident trafiku në Deçan: Lëndohet rëndë një i ri, dërgohet me urgjencë në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin e fshatit Llukë e Epërme në Deçan, ku janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë një person ka pësuar lëndime trupore,

Një persom është lënduar është rreth 20-vjeçar dhe i njëjti tashmë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.

Akoma nuk dihet se kush e ka shkaktuar aksidentin dhe cilat janë detajet e rastit, por tashmë Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme.