FC Malisheva fitues i turneut madhështor në Gjermani

FC Malisheva (ekip i përbërë nga mërgimtarë në Gjermani) është shpallur kampion i turneut humanitar të organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare.

Kapiteni dhe organizatori i këtij ekipi, Afrim Krasniqi është shprehur i lumtur me fitoren e ekipit, pasi në këtë turnir morën pjesë 50 ekipe nga mbarë Gjermania.

Paratë e grumbulluara nga ky turnir do të dhurohen për “Jetimat e Ballkanit”.