Policia e Kosovës, është duke zhvilluar një operacion edhe në Komunën e Gjilanit.

Vazhdon aksioni i Policisë, operacion po kryhet edhe në Gjilan

Policia e Gjilanit nuk ka dhënë detaje për këtë operacion, por kanë thënë se Policia po kryen operacione në lokacione të ndryshme.

Ndërkohën, Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një operacion në Ministrinë e Bujqësisë, përkatësisht Agjencia Për Zhvillim të Bujqësisë, ku janë arrestuar katër persona në mesin e tyre edhe kreu i saj, Agim Nuha.

Marrje ryshfeti është vepra penale që dyshohet se përfshinë të arrestuarit.

Po ashtu policia është duke kryer operacione edhe në komunën e Istogut dhe lokacione të tjera.