Një i infektuar me koronavirus është në gjendje të rëndë në Infektivë

Nga 50 pacientët me koronavirus të cilët gjenden të hospitalizuar në Klinkën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetë,

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Klinika Infektive.

“Nga 50 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 40 raste janë në gjendje stabile
• 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv, gjendet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Klinika Infketive njofton se sot do të lirohen nga kjo klinikë 6 persona tashmë të shëruar nga koronavirusi.