Homazhe përkujtimore në 33 vjetorin e rënies heroike të Ali Ahmet Berishës dhe 4 dëshmorëve tjerë

Sot janë bërë 33 vjet nga rënia heroike e Ali Ahmet Berishës dhe 25 vjetori i rënies së dëshmorëve: Ramiz Januz Berisha, Musli Ahmet Berisha, Agim Brahim Gashi dhe Agron Halil Gashi.

Me këtë rast Organizatat e Dala nga Lufta, kanë përkujtuar dëshmorët duke vendosur lule pranë varrit të tyre në Varrezat e Dëshmorëve të Kodrës së Kuqe në fshatin Grabanicë të Klinës.

Në homazhe mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i cili me një fjalë rasti tha se liria që gëzojmë sot është falë gjakut të dëshmorëve.
Gjithashtu foli edhe Kryetari i Kuvendit Komunal në Klinë, Fadil Gashi.

I pranishëm ishte edhe komandanti Agim Lekaj, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe kujtoi sakrificën e heroizmin e bashkëluftëtarëve të tij./Klina info/