Inaugurohet segmenti i rrugës Deçan-Plavë

Është inauguruar në Grykën e Deçanit rruga Deçan-Plavë e cila lidhë Kosovën dhe Malin e Zi, teksa po vlerësohet të ketë impakt pozitiv për zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.Me ketë rast i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj tha se :
‘’Du me e falënderu Ministrin Lekaj ,qeverinë Haradinaj duke shtuar se ky projekt është jetik për banoret e Deçanit por në veçanti ka një rendësi te madhe për shtetin e Kosovës .Për ne si Deçanas , kjo është një shpresë se në Deçan, do të jetohet më mirë , do të arrimë një standard më të mirë duke i shfrytëzuar resurset që kjo komun i ka, kurse për shtetin e Kosovës është lidhje më Malin e Zi dhe Plaven e Gucin, që është edhe perspektive e Zhvillimit të Turizmit që është sektori më i qëndrueshëm në këtë komunë… Me këto objektiva ne jemi paqësor sepse është përfole shumë për këtë rrugë përpos objektivit paqësorë jemi shumë të përkushtum që të kemi edhe një koncept të zhvillimit të qëndrueshëm në këtë vend” tha Ramosaj.Ndërsa Ministri z. Pal Lekaj, tha se “është një ditë e veçantë sepse ne po e krymë një obligim ndaj qytetarëve ndaj komunës së Deçanit e cila ka dhen shumë për Kosovën dhe në më një projekt sado modest po mundohemi të ua mundësojmë lidhjen edhe ti zhvillojmë si komunë.. Ajo që mund të theksohet është se kjo rrugë do ti shërbej Zhvillimit të Turizmit , do ti shërbej lëvizjes së Lirë të qytetarëve , dhe Deçani me ketë rrugë dhe do të merr hov në zhvillimin e turizmit dhe në perspektivën e komunës së Deçanit. Më vije mirë që sot jemi këtu bashkë duke përmbushur edhe obligimet ose detyrat e shtëpisë që ne të ju mundësojmë një jetë më të mirë qytetarëve. Ajo që mund ta theksoi është se në ketë pjesë do të fillojmë edhe më një projekt gjigand që ne projektin e kemi të gatshëm për bjeshkën e Belegut që do të jetë më një infrastrukturë , qendër turistike dhe një qendër e destinimit jo vetëm për Deçanin e Kosovën por për tër rajonin apo mund lirisht të them për mbi 5 milion banorë” tha Lekaj.

Lekaj bëri të ditur se segmenti i parë i kësaj rrugë që po asfaltohet sot është 14 kilometra e 200 metra dhe do të vazhdojmë më segmentin e dytë që tashëm janë kryer te gjitha proceduarat shumë shpejt brenda këtij muaj do të vazhdojmë më segmentin tjetër që është përafërsisht 13 kilometra dhe mendoi që gjithë buxheti është siguruar .
Segmenti i parë kap shifrën 4 milion e 191 mij euro, ndërsa segmenti i dytë i cili do të nënshkruhet është 4 milion e 300 mijë euro dhe kështu do të përmbyllet rruga në tersi 28 kilometra .

Në ceremoninë e inaugurimit morrën pjesë, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe ish-kryetari i kësaj komune, Ali Berisha. Ky i fundit në një postim në FB shkruan se: “Kjo rrugë vlerësohet e interesit për Shtetin e Kosovës dhe Kombin.“