PËRFUNDOJNË DËGJIMET BUXHETORE NËPËR LOKALITETE

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtorë të drejtorive, si dhe zyrtarë të tjerë komunalë, kanë përmbyllur dje agjendën e takimeve nëpër lokalitete për Draft-Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026, me zhvillimin e dy takime të fundit, njëri në Budisalc dhe tjetri në Zllakuqan, bashkërisht me banorët e lokaliteteve tjera afër.

Kryetari Elezaj në bashkëbisedim me të pranishmit u dakorduan për projektet dhe projeksionet që mund të parashihen në Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026.

Sa i përket Draft-Kornizës Afatmesme Buxhetore 2024-2026, në sallën e Kuvendit Komunal Klinë do të mbahet edhe takimi gjithëpërfshirës më datë 27 qershor.

Andaj, të gjithë ju qytetarë që nuk patët mundësi të jeni pjesë e takimeve nëpër lokalitete mund të vini e të bëheni pjesë e këtij takimi.