Hajdin Balaj viziton Dr.Haxhi Ibishin, e falënderon për përkrahjen që ia bën KB Dukagjini

Drejtori i Klubit të Boksit “Dukagjini” në Klinë, Hajdin Balaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar QKMF-në “Nënë Tereza”.
Balaj me këtë rast u takua me drejtorin e spitalit në Klinë, Dr. Haxhi Ibishi, të cilin edhe e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme, veçmas në Turnirin Ndërmbëtar të Boksit që u mbajt në Klinë.
Po ashtu Balaj i dha edhe një mirënjohje si shenjë respekti Dr. Ibishit.