Gjithçka që dihet deri më tani për vrasjen e Albert Krasniqit nga babai i tij

Në orën 17:00 Policia mori informacion që në rrugën “Ndue Përrleshi”, në Prishtinë është kryer një vrasje.

U mësua se emri i viktimës ishte biznesmeni Albert Krasniqi, i cili dyshohet se u privua nga jeta nga babai i tij, Skender Krasniqi.

Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se deri tek momenti tragjik ka ardhur, kur Alberti ka filluar i pari që të sulmojë babanë e tij, përderisa ky i fundit i ka bërë presion që të dorëzohet në polici.

Mësohet gjithashtu se viktima, kishte pasur probleme me shtetin, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike mbi ish-gruan e tij, ish-missin Besa Gashi, madje çifti i dha fund martesës së tyre disa vjeçare ditë më parë, të cilët kanë edhe një fëmijë.

Menjëherë pas vrasjes, ekipet e forezikës së Policisë së Kosovës dhe Mjekësia Ligjore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekzaminimin e tërësishëm të asaj që ndodhi në bodrumin e banesës, ku mbeti i vrarë i ndjeri, ku është larguar edhe trupi i pajetë i viktimës.

Ndryshe, IndeksOnline ka sjellë ekskluzivisht detaje mbi krimin që tronditi Kosovën dhe ka raportuar direkt nga vendi i ngjarjes.

Skender Krasniqi, babai i Albertit, e kishte denoncuar vet rastin, ku kishte thirrur Policinë e Kosovës, duke iu thënë “Ejani, se e vrava djalin”. /