FIFA: Kosova në faqe të parë, ngrihemi një pozitë më lart

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje në renditjen mujore të FIFA-së.

Lojtarët e Kosovës janë vendosur në ballinën e shtëpisë së futbollit ndërkombëtarë (FIFA) pasi jemi në pozitën më të mirë deri me tani.

Kosova gjendet në pozitën e 119-të.

Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka shënuar lëvizje dhe mbetet në pozitën e 64-të.

Kurse, në krye vazhdon të jetë Belgjika.