Tash e një vit rruga copë – copë në Gllarevë, e dëmtoi kompania që e vendosi ujësjellësin

Banorët e Gllarevë janë të shqetësuar me disa punime të një kompanie e cila e ka vendosur ujësjellësin në fshat.

Ata kanë thënë për Klina.info se kompania që po kryen këto punime, e kanë prerë asfaltin copë – copë, dhe kjo gjendje është tash e një vit.

Madje, pavarësisht punimeve që janë kryer, dukë dëmtuar asfaltin, ata nuk kanë as ujë./Klina info/