Kriset AAK-ja në Deçan, Demaliaj shpall kandidaturën për kryetar të komunës si i pavarur

Ish-deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka njoftuar në Facebook se në zgjedhjet e ardhshme lokale, do të kandidojë si i pavarur për t’u bërë kryetar i Deçanit.

Demaliaj shkroi në Facebook se ky vendim i tij vjen pasi “pushteti aktual qeverisës në Komunën e Deçanit është i infektuar deri në palcë dhe Aleanca në Deçan ka dalë nga binarët e saj”, ndërsa shtoi se “pakënaqësia qytetare është ekstremisht e lartë”.

“Ne veq kemi biseduar bashkë për këtë të dashur qytetarë.!! Andaj edhe kur më keni pyetur se a e kam me të vërtetë??? Unë sot po ju them se përfundimisht e kam me të vërtetë dhe do të jem pranë jush deri në finale kur do ta përmbysim këtë klikë qeverisëse dhe do ta kthejmë AAK-në në binarët e saj dhe meritokracia dhe transparenca do të mbizotëroj në qeverisje lokale në Deçan.!!”, shkroi ai.

Në zgjedhjet qendrore, Demaliaj tha se do ta mbështesin Ramush Haradinajn.

“Në zgjegjet lokale 2025 do të aplikojme edhe me listë zgjedhore për Asamble Komunale, Ndërsa në zgjedhjet qendrore do ta mbeshtesim të gjithë Ramush Haradinajn dhe programin e tij nacional për qeverisje.!! Unë për të qenë sa më pranë jush nuk do të jem kandidat për Deputet në zgjedhjet qendrore.!!”, shkroi ai.

Demaliaj tha se presin “reflektim të AAK-së që ta vlerësojë këtë situatë”, ashtu si kandidaturën e tij.

“Faleminderit për mbështetje të dashur qytëtarë të Deçanit. Do të jam/ jemi pranë jush në çdo moment.!! Nga ky moment NISEMI DREJT FITORES SË MADHE.!!”, shkroi ish-deputeti.

Përçahet AAK-ja në Deçan, Demaliaj: Jam kandidat i pavarur për kryetar të Komunës
Read more