Bleona publikon klipin e ri “Haters”, iu dërgon mesazh femrave për 8 mars: Unë e shkrova këtë këngë për gratë e forta

Ashtu siç kishte paralajmëruar prej ditësh, këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Haters” titullohet kënga e re e saj, e cila është e zhanrit RnB.

Kënga është punuar nga producentë të huaj, teksa në kompozim dhe tekst ka marrë pjesë edhe vet Bleona.

Haters” vjen edhe me një klip mjaft atraktiv, në të cilin Bleona vjen me një paraqitje tejet provokuese.

Duke qenë se kënga u publikua më 8 mars, në atë që njihet si dita e gruas në mbarë botën, këngëtarja Qereti nuk hezitoi t’u bëjë një dedikim të gjithë femrave në rrjetin social Instagram.

“Unë e shkrova këtë këngë për të gjitha gratë e forta atje! Mos lejoni askënd ose asgjë të qëndrojë midis jush dhe ëndrrave tuaja! Gëzuar 8 Marsin”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Bleona është shumë e pëlqyer për muzikën e saj nga fansat shqiptarë, njashtu edhe nga të huajt pasi tash e sa vite ajo prodhon këngë për tregun amerikan. /