Rita Ora paralajmëron diçka të re (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka paralajmëruar se po sjell diçka të re.

Rita nëpërmjet një postimi në Instagram i ka paralajmëruar fansat e saj se javën e ardhshme do të vijë me një befasi për ta,

“Një befasi e madhe javën tjetër…e ardhmja duket e artë, kush i ka parë të dhënat”, ka shkruar Rita.

Ky paralajmërim erdhi pas publikimit të disa fotografive nga gazeta britanike “The Sun”, imazhe në të cilat këngëtarja shqiptare shihet pranë yllit televiziv, Joey Essex.