Kryetari Elezaj mori pjesë në tryezën e rrumbullakët mbi rëndësinë e mjedisit

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, sot ka marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët, ku është bërë prezantimi i prioriteteve dhe rekomandimeve, me fokus në lobimin e të drejtës për të jetuar shëndetshëm në një mjedis të pastër, i cili është organizuar nga Qendra Rinore Ardhmëria në kuadër të projektit “Kujdesu për mjedisin nëse dëshironi të keni një jetë të shëndetshme”.

Në këtë takim u diskutua për burimet e ndotjes, pasojat nga ndotjet dhe prioritetet e planifikuara nga komuna të cilat do të merren për rritjen e kujdesit dhe ruajtjen mjedisit.

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, theksoi rëndësinë e veçantë që ka ruajtja e mjedisit, që është detyrë si e institucioneve për krijimin e hapësirave gjelbëruese dhe marrjen e masave tjera të nevojshme, po ashtu edhe e qytetarëve ku është shumë e rëndësishme ngritja e vetëdijesimit për rëndësinë e kujdesit që duhet të tregojmë për ruajtjen e mjedisit tonë.

Të pranishmit theksuan rëndësinë e organizimit të takimeve dhe fushatave vetëdijesuese për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.