Barcelona dështon të fitoj ndaj Sevillas

Është mbyllur ndeshja e javës së 30-të në La Liga, ndërmjet Sevillas dhe Barcelonës me rezultat të barabartë 0:0.

Messi me shokë ka dështuar të marr një fitore tejet të vlefshme në këtë udhëtim të vështirë tek Sevilla.

Edhe pse Barcelona ishte më e mirë se kundërshtari gjatë gjithë kohës, nuk arriti që së paku të gjejë golin e fitores.

Me këtë barazim Barcelona humb shansin për të ruajtur diferencën me Realin dhe tanimë ka vetëm tre pikë më shumë se skuadra mbretërore e cila ka gjithashtu një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë që Sevilla me këtë pikë të fituar mbetet në pozitën e tretë me 52 pikë, 10 më pak se Real Madrid.

Kujtojmë që pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara në Sanche Pizjuan, kjo ishte ndeshja e parë ku asnjëra nga skuadrat nuk arritën të shënonin së paku nga një gol./