Ndërron jetë profesori universitar, Riza Smaka

Ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm profesori universitar dhe njohësi i të drejtës, Riza Smaka. Profesori i njohur ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga viti 2008 deri në vitin 2011.

Smaka ishte anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Poashtu, profesor Smaka ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Smaka ka lindur në Rugovë të Pejës, në vitin 1943. Diplomoi në Fakultetin Juridik më 1971, pastaj e kreu Provimin e Jurisprudencës , ku magjistroi më (1979 ) dhe doktoroi ( 1987 ).

Veç statusit si profesor universitar, profesori Smaka ka ushtruar edhe shumë funksione të tjera të larta shtetërore.