IKSHPK-ja ka një kërkesë të rëndësishme për Inspektoratet sanitare të AUV-it dhe Inspektoratet komunale

Instituti i Shëndetësisë Publike përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga Inspektoratet sanitare të AUV-it dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale që “patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19”.

“Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar”, thuhet në njoftimin e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tyre, çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.