Mbyllet java e 18’të: Kjo është renditja tabelare në Superligë, Drita dhe Prishtina ndajnë pozitën e dytë, bie Gjilani

 

Sot (e diel) janë zhvilluar tre ndeshjet e fundit të javës së 18’të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Metro.

Ashtu si dje, edhe sot dy ndeshjet u mbyllen me fitues dhe një me barazim. Padyshim që vëmendja kryesore ishte në derbin mes Dritës dhe Gjilanit, e fituar nga vendasit me rezultatin 2-0.

‘Intelektualët’ rrëmbyen edhe pozitën e dytë në tabelë, teksa Gjilani tani renditet në pozitën e katërt, edhe pse jo larg skuadrave tjera.

Fitore si vendas shënuan edhe Flamurtari, duke e mposhtur me rezultatin 4-3 Trepçën ’89 dhe tani diferenca mes tyre është vetëm një pikë.

Ndërkaq, ndeshja e cila u mbyll baras ishte ajo mes Dukagjinit dhe Llapit, ndeshje cila nuk prodhoi as gola.