Familja Guta ankohet për trajtimin e kufomës së nënës (VIDEO)

Telashe me institucionet pati sot edhe familja Guta nga Nerodimja e Ferizajt.

Atyre u vdiq nëna, e cila më pas u diagnostifikua me COVID – 19, njofton Klan Kosova.

Nga spitali u thanë që duhet vetëm ta hapin varrin, se varrin e bëjnë ata. Në kohën e caktuar, atyre vetëm një vozitës ua sjelli kufomën në fshat dhe u desh ta varrosin vet.