Abrashi: LDK do t’i ruaj votat që ka i pasur, largimi i Vjosa Osmanit s’ka ndikuar

Lidhja Demokratike e Kosovës synon që të ruaj votat që ka pasur në zgjedhjet e kaluara dhe me një fushatë të mirë mund të dalë edhe partia e parë, vlerëson sekretari i kësaj partie Arban Abrashi.

Abrashi në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se kjo parti është shumë më mirë se sa ajo çfarë po prezantohet në sondazhe të ndryshme.

“Ka shumë sondazhe të tilla të cilat po organizohen në forma të çuditshme për ne,  të cilat i refuzojmë ato sepse nuk janë sondazhe të vërteta se reflektojnë saktë disponimin e qytetarëve të Kosovës karshi partive politike. Atë çka po shohim ne në teren disponimi është shumë më ndryshe se sa në sondazhe”.

“Ne do t’i ruajmë votat tona dhe me një fushatë të mirë në qofte se mund të shpalosim shumë mirë projektin ton për vitet e ardhshme posaçërisht ato që lidhen me investimet amerikane dhe punësimin besoj që do të dalim edhe partia e parë”, është shprehur ai.

Abrashi i cili është edhe kandidat i LDK-së për deputet, ka thënë se s’ka largim të votueseve të LDK-së, pas largimit të Vjosa Osmanit e cila garon në një listë të përbashkët me Vetëvendosjen.

“Nuk po vërejmë ndonjë lëvizje të elektoratit ose votueseve simpatizantëve tanë drejtë Vetëvendosjes. Janë po ata votues të cilët i vizitojmë ku do në Kosovë janë të njëjtin dhe disa të rijnë që po i bashkëngjiten këtyre mini- tubimeve tona.  S’kisha me vlerësua si rrezik lëvizjen e votueseve tanë në Vetëvendosje apo ne ndonjë parti tjetër”, tha Abrashi, për EO.

Por, sipas tij problem mund të jetë dalja e qytetarëve për të votuar për shkak të zgjedhjeve

Problemin më  të madh e shohim me daljen e votuesve në raport me pandeminë. Në duhet ta analizojmë situatën.

I pyetur nëse LDK-ja do të mbetët në opozitë në rast se nuk i fiton zgjedhjet, Abrashi është shprehur se për këtë gjë s’kanë diskutuar, por ka thënë se synimi i tyre është fitorja në zgjedhje për të vazhduar qeverisjen  e mirë