Selahi i Rijekës i lumtur që luajti në Kosovë

Mesfushori Lindon Selahi ka luajtur prej minutës së 75-të për Rijekën në fitoren 1:0 ndaj Dukagjinit, në Prishtinë.

Selahi është shprehur i lumtur për paraqitjen në “Fadil Vokrri”.

“Dukagjini është ekip i mirë. E kemi bërë analizën, e kemi ditur. Rezultati për ne është i mirë. Kam qenë shumë i lumtur që kam luajtur këtu. Familja ime ishte këtu, edhe shokët. Shpresoj që edhe ndeshja e kthimit do të jetë e mirë”, ka thënë Selahi.