Aksidenti tragjik në Itali, s’ka viktima nga Kosova

21 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti në Venecia të Italisë.

Ambasada e Kosovës në Itali ka konfirmuar për Klankosova.tv se nuk ka të raportuar ndonjë viktimë nga Kosova.

“Lidhur me kërkesën tuaj, ju informojmë se në mesin e 21 viktimave për momentin nuk rezultojnë të përfshirë shtetas të Kosovës, por turistë të huaj si gjermanë, ukrainas austriakë, etj.”, thuhet në përgjigje.

Mediat italiane raportojnë se autobusi mori flakë pasi ra nga një urë mbi një linjë hekurudhore.

Në momentin e aksidentit, autobusi ishte duke u kthyer nga qendra historike e Venecias.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit tragjik, por dyshohet se shoferi mund të ketë humbur ndjenjat para aksidentit.

Sipas autoriteteve italiane, në vendin e ngjarjes nuk kishte asnjë shenjë frenimi.