Al Hilal ofron 300 milionë euro për Kylian Mbappen

Klan Kosova
Al Hilal ofron 300 milionë euro për Kylian Mbappen
24.07.2023 13:18
Kylian Mbappe

Ekipi nga Arabia Saudite Al-Hilal, i ka dërguar Paris Saint Germainit një ofertë të majme për Kylian Mbappen.

Sipas Fabrizio Romanos, oferta është hiç më pak se 300 milionë euro, duke qenë një rekord edhe më i lartë sesa ai i Neymarit i cili u transferua nga Barcelona tek PSG për 222 milionë euro.

Por, nuk ka hapa konkrete mes palëve.

Zyrtarët e ekipit francez janë të bindur se Mbappe do të transferohet tek Real Madrid.

Edhe vet dëshira e 24 vjeçarit është të luajë për “Los Blancos”.

Së fundmi, ai u la jashtë ekipit për turneun para-sezonal të PSG-së në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Klubi parisien ka për objektiv zgjatjen edhe për një vit të kontratës me sulmuesin, ose të shitet këtë verë.

Ish-sulmuesi i Monacos me kampionët francezë ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.