Shtohet koha e pritjes për kalim te Dheu i Bardhë

Deri në dy orë po u duhen bashkatdhetarëve për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare te Dheu i Bardhë.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona atje është deri në 1,200 metra për të hyrë.

Pritje ka gjithashtu edhe në Muçibabë, deri në 40 minuta, deri në Mutivodë nga 10-15 minuta.

Nëpër pikat tjera kufitare për të hyrë mjaftojnë 3-5 minuta, derisa për të dalë kjo kohë është e mjaftueshme për të gjitha pikat.