​ARRESTOHET NJË PERSON I KËRKUAR NGA GJYKATA PËR MASHTRIM

Policia e Kosovës ka arrestuar F.Z. (1965), i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për veprën penale mashtrim, i dënuar me 4 vjet e dhjetë muaj burg.

Njësitet relevante të Stacionit Policor Istog, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin F.Z., i cili është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë për vuajtje të dënimit.