Zenun Elezaj, ka inspektuar nga afër fillimin e shtresës së asfaltit në rrugën Jashanicë – Ujmirë.

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka inspektuar sot nga afër fillimin e shtrimit të shtresës së asfaltit në rrugën Jashanicë – Ujmirë.

Më këtë rast kryetari Elezaj, u shpreh se jemi duke u angazhuar që me projekte të tilla t’iu lehtësojmë jetën qytetarëve dhe t’u mundësohet atyre një qarkullim më i lehtë.

Gjatë ditës, kryetari Elezaj, ka parë nga afër edhe shtrimin e shtresës së asfaltit ne disa rrugëve të tjera lokale në qytet.

Komuna e Klinës po vazhdon në realizimin e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore.