Shkarkohet bordi i “Infrakosit”

Në pikën e katër të mbledhjes së Qeverisë është shqyrtuar propozim-vendimi për shkarkimin e Bardit të drejtorëve të ndërrmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” SH.A.

Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë në mbledhje ka rekomanduar që ta shkarkonte këtë bord pasi që ka dështuar të merrte masa ndaj kryeshefit, Agron Thaçi, i akuzuar për veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës “, që ka të bëjë me dëmtimin e pronës.

“Prokuroria ka ngritur Aktakuzë ndaj kryeshefit ekzekutiv Agron Thaçit për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, prandaj ne kërkojmë shkarkimin e Bordit. Ligji i punës e lejon pezullimin kur fillojnë procedurat penale ndaj tij”, tha Hajdari.

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim u shkarkua bordi i “Infrakosit” sot.

Bordi i “Infrakosit” ishte emëruar më 2 prill të vitit të kaluar, në mbledhjen e Qeverisë që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.

“Infrakosi” ka paralajmëruar se nëse Qeveria do të marrë vendimin për shkarkim, ai do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore. Më tej, shton se janë përzgjedhur sipas procedurave ligjore dhe konkursit publik.

SHARE