Një vrasje e një plagosje në Vërmicë, Policia jep detaje

Dje rreth orës 16:40, patrulla policore kufitare e Vijës së Gjelbër, gjatë patrullimit në Vërmicë, ka hasur në një trup të pajetë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë, një karikator me gjashtë fishekë, një telefon dhe disa gëzhoja.

“Me urdhër te Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore ne Prishtinë” thuhet në njoftimin e policisë.

Dyshimet e para të policisë konsistojnë me rastin e ndodhur po dje, në orët e para të mëngjesit, ku një person u gjet i shtrirë para derës ës shtëpisë së një ankuesi në Vërmicë.

Viktima, shtetas sirian i lindur në vitin 2006, ishte plagosur në këmbën e majtë, plagë kjo që dyshohet të jetë nga arma.

Viktima në fjalë është duke u trajtuar në Ortopedinë e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Rasti është duke u hetuar akoma.