Sot mot i nxehtë, IHMK bën thirrje që mos të dilni jashtë në këto orë

Sot do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta parashihen për rreth relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

IHMK bën thirrje që qytetarët mundësisht të mos dalin në diel që nga ora 10:00 deri në 17:00.

Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta, prandaj këshillohet që udhëzimet e IKSHP të respektohen, që nga ora 10-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit”.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.