FILLOI NDËRTIMI I RRUGËVE NË FSHATIN GJURGJEVIK I MADH

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të komunës, ka përcjellur nga afër fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugëve lokale në fshatin Gjurgjevik i Madh, projekt i cili ka një gjatësi totale prej 5.5 kilometra.

Me rastin e fillimit të punimeve, Kryetari Elezaj uroi qytetarët për këtë projekt dhe theksoi se pas investimeve që ka bërë komuna vitin e kaluar në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në këtë fshat dhe ndërtimin e rrugës, investimet do të vazhdojnë me projekte tjera për përmirësimin e kushteve të qytetarëve.

Në anën tjetër banorët theksuan se realizimi i këtij projekti është me rëndësi vitale për ta dhe u shprehen mjaftë të kënaqur për fillimin e punimeve.


Ky projekt ka një kosto buxhetore për 185 mijë euro dhe financohet nga Komuna e Klinës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.