Maqedonia e Veriut jep falas patent-shoferët dhe lejet e qarkullimit

Patentëshoferët, lejet e qarkullimit dhe fletët e udhëtimit për shtetasit që ndodhen jashtë vendit do të jepen pa pagesë në Maqedoninë e Veriut.

Kështu, sipas zëvendëskryeministrit, Fatmir Bytyqi ka vendosur qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme duke angazhuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme që të zbatojnë vendimin që është propozuar nga grupi i punës të ministrive përkatëse.

MPJ maqedonase gjithashtu angazhohet për dhënien online të fletëve të udhëtimit në ato shtete ku ato mungojnë.

Sipas Alsat, Qeveria e Maqedonisë gjithashtu njoftoi se po shqyrton edhe mundësinë e kompensimit të parave që kanë dhënë qytetarët për nxjerrjen e dokumenteve personale, pasaportave dhe letërnjoftimeve, por kjo çështje sipas Bytyqit mund të pengohet për shkak të periudhës parazgjedhore që përcakton mënyrën e shpenzimit të fondeve buxhetore.