Gani Geci përmes një videoje tregon se jeta e tij është në rrezik!

Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gani Geci, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook thotë se jeta e tij mund të jetë në rrezik.

Ai përmes një videoje bën të ditur se dje me datën 22 .07.2020 nga vendet mike të Republikës së Kosovës që merren me sigurinë e qytetarëve të Kosovës dhe që kanë selinë në Bruksel e ka marrë të njëjtën informatë.