Ministri i Mbrojtjes: Ngritja e kapaciteteve tona do të zhvillohet gjithnjë me mbështetje të ShBA-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka mirë pritur Projektligjin e Senatit Amerikan.

Mehaj tha se ky projektligj parasheh bashkëpunim të ngushtë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fushën ushtarake.

“Sipas këtij projektligji ushtria jonë së bashku do të angazhohen në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga SHBA”, tha Mehaj.