Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e arkivave

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka vendosur gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Ndërtimi i objektit të AKK-së, është vendosur tek pallati i drejtësisë. Në këtë ngjarje të pranishëm ishin Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, drejtori i përgjithshëm i AKK-së dhe zyrtarë të tjerë.