Rikthehet në aksion Superliga e Kosovës, sot derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit

Pas pauzës për ndeshjet ndërkombëtare, sot rikthehet në aksion Superliga e Kosovës në futboll.

Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje, të vlefshme për javën e 27-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen Prishtina – Ballkani, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin ”Sami Kelmendi” në Lipjan.

Kampioni në fuqi është edhe lider aktual në tabelë me 52 pikë, ndërsa skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e pestë me 38 pikë.

Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Malishevës dhe Dritës.

Malisheva ndodhet në vendin e katërt me 47 pikë, kurse skuadra nga Gjilani ka 50 pikë dhe renditet në pozitën e dytënë tabelë.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00